Kanye West e ka lavdëruar Drake duke u shprehur se është reperi më i mirë. Mirëpo perveç kësaj, artisti ia ka shokuar të gjithë teksa është shprehur se Drake ka fjetur me ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner.
Teksa ishte i ftuar në podcastin Drink Champs, Kanye filloi duke lavdëruar shumë Drake, me të cilin bëri paqe dhjetorin e kaluar pas një konflikti që patën, duke e cilësuar tani si “reperin më të madh ndonjëherë”. Më pas ai aludoi se krijuesi i hitit “Hot Line Bling ” kishte kryer marrëdhënie seksuale Kris Jenner e cila është 31 vite më e madhe se reperi.
Artisti u pyet nga prezantuesit e podkastit për një postim të fundit që ka bërë në Instagram.
“Po, ishte e rëndë”, u përgjigj Ye. “Ju e dini se çfarë do të thotë… Po, Corey Gamble e di se çfarë do të thotë”, shtoi ai, duke iu referuar të dashurit prej shumë kohësh të ish-vjehrrës.
Kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Drake janë përfolur se kanë kryer marrëdhënie bashkë.



