Ndonëse divorci i tij me Ilary Blasi ska përfunduar akoma, kapiteni legjendar i Romës tashmë del hapur me të dashurën e re.

Së fundmi ish-futbollisti është parë me partneren e tij më të re të quajtur Noemi Boçhi. Pas muajsh polemikash, intervistash, paparacësh, Noemi e cila ka qenë pranë tij që para një viti i kaluar është shfaqur hapur afër tij teksa kërcen me një fustan të zi ndërsa Francesco qëndron i ulur. Në darkën e organizuar shihen edhe miqtë e afërt të kësaj dysheje, duke plotësuar kështu tablon e një lidhjeje, tashmë të formalizuar.

Ndërkohë ditën e djeshme, në Itali ka nisur gjyqi mes ish-çiftit për çantat e famshme Ilary që janë zhdukur dhe të fshehura nga Francesco Totti, siç u zbulua në intervistën po aq të famshme të 11 shtatorit me Corriere della Sera. Ish-futbollisti u justifikua duke thënë se ato ishin pengu për Rolexet e vjedhura, sipas tij, nga ish-bashkëshortja dhe babait të saj. Në çdo rast, prezantuesja kërkon kthimin e menjëhershëm të koleksionit ku përfshihen pjesë të Dior, Gucci dhe Chanel.



