Monday, February 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Të pakënaqur me “Grammy”, dy reperët e famshëm bojkotojnë eventin më të madh të muzikës

Drake dhe The Weeknd kanë vendosur të bojkotojnë sërish çmimet Grammy. Ky është viti i dytë radhazi që dy artistët kanadezë kanë vendosur të sfidojnë organizatën 65-vjeçare. Të dy artistët kanë shprehur kritikat e tyre për praktikat që ka ndjekur Akademia e Regjistrimit në të kaluarën.

Vitin e kaluar, The Weeknd e cilësoi eventin si të korruptuar, pasi albumi i tij “After Hours”, jashtëzakonisht i suksesshëm, nuk u përfshi në listën e nominimeve 2021. “Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë”, shkroi ai.

Por më vonë mori vendimin që ta bojkotonte eventin e famshëm përgjithmonë. “Për shkak të ‘komiteteve të fshehura’, unë nuk do të lejoj më që labeli im ta paraqesë muzikën time tek Grammy”, tha ai për “New York Times”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X