Monday, February 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Një herë e shau, pastaj e lavdëroi, Olsa Muhameti përballet për herë të parë me Donaldin

Në kohën kur Donaldi ishte pjesë e Big Brother dhe u lidh me Beatrixën, Olsa Muhameti ishte ndër personazhet që i doli kundër. “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”, shkroi autorja e “Përputhen” asokohe.

Mirëpo, kur Donaldi u ribashkua me Borën, Olsa bëri një tjetër deklaratë. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkroi ajo. Mbrëmjen e sotme Olsa është përballur për herë të parë me Donaldin pasi ishte e ftuar në “Më lër të flas”.

Ajo u shpreh se ka komentuar për të pasi nuk e njihte nga afër dhe tani që e njeh ajo ka një mendim pozitiv.

Donald: Kam parë nëpër portale që Olsa njëherë ashtu, njëherë ashtu dhe tani po flet ndryshe, nuk e di se ça ishte diçka që mua nuk më pëlqeu dhe kam qenë shumë  i indinjuar.

Romeo: Njëherë e lavdëroje, njëherë e shaje.

Olsa: Një moment atëherë, duhet t’i ndajmë këto të dyja, unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion, tani që e njoh nga afër e lavdëroj, se tani të njoh nga afër.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X