Një moment e cila u komentua shumë në rrjet gjatë puntatës së kaluar në spektaklin “Dance Albania” ishte ai i Alketa Vejsiut dhe Orgesa Zaimit.
Pas eleminimit të Valon Shehut, këngëtarja futet midis tij dhe Alketës dhe e përqafoi. Gjatë atij momenti moderatorja e kap Orgesën nga krahët për ta zhvendosur krahë saj pasi kjo e fundit po qëndronte mes tyre.
Ky veprim nga ana e Aketës ndonëse pa ndonjë tendencë, u keqinterpetua në rrjet ku ndjekësit shpërthyen në kritika të shumta. Mirëpo gjatë puntatës së djeshme (17 tetor), Alketa dhe Orgesa këmbyen më njëra- tjetrën puthje dhe përqafime, për të lënë të kuptuarse mes tyre nuk ka asnjë lloj konflikti.
“Dëgjova që donin të na fusnin në sherr. Të keqen të na marrin”– i tha Alketa këngëtares.



