Prej disa javësh në mediat rozë është zbuluar se do të fillojë “Big Brother VIP Kosova”. Prezantuesit e tij do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti, ndërsa opinionist Olti Curri.
Duke folur në një lidhje ‘Skpye’ për “ABC e Mëngjesit”, moderator tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”. Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën. Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën.
“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”– tha ai.



