Monday, February 2, 2026
spot_img

Latest Posts

Lë pas të kaluarën me Melisën, Andi konfirmon romancën e re

Ndarja e Andit dhe Melisës është komentuar shumë në rrjet.

Një dyshe që premtonte shumë, por që papritur ata i dhanë fund dashurisë së tyre.

E ndërsa gjithçka pothuajse ishte harruar, Andi rikthehet sërish duke zbuluar detaje të reja nge jeta e tij.

Ai ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live” ku mes të tjerash ka zbuluar se historia e tij me Melisën i përket së shkuarës dhe ai tashmë e ka harruar.

Ai është shprehur se momentalisht ndihet i lumtur dhe se është bërë pishman për hyrjen e tij në Përputhen dhe lidhjen me Melisën.

Jam bërë pishman që në hyrjen tek Për’puthen e deri tek lidhja me Melisën. Nuk do të doja të ekzistonin nëse do ta ktheja kohën pas”, u shpreh Andi.

E ndërsa u pyet se është apo jo në një lidhje ai u tregua tepër i rezervuar megjithatë zbuloi se po jeton ndjesi të papërjetuara më parë dhe se është i lumtur.

“Se di jam shumë i lumtur për momentin dhe po përjetoj një ndjesi që se kam përjetuar më parë. Mund të them që jam i lumtur. Nuk është person i njohur dhe nuk merrem kurrë me njerëz të televizionit”, ka përfunduar Andi.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X