Friday, September 20, 2024
spot_img

Pas 30 vitesh, divorcohen prindërit e Miley Cyrus

- Advertisement -..

Tish Cyrus Cyrus dhe Billy Ray Cyrus po divorcohen pas 30 vitesh martesë. Sipas mediave të huaja, ishte nëna e këngëtares së famshme, Miley Cyrus që bëri kërkesë për t’u ndarë.

Tish dorëzoi dokumentet në gjykatë javën e kaluar. Çifti ka pesë fëmijë së bashku, duke përfshirë Miley dhe Noah.

Ky i fundit është 22 vjeç, ndaj nuk ka nevojë që një gjyqtar të vendosë për kujdestarinë e fëmijëve.

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, Tish pretendon se ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë jetuar së bashku për 2 vitet e fundit. Shkak i divorcit janë bërë “marrëveshjet e papajtueshme” mes tyre.

Nëna e Cyrus kërkon që gjykata të shpërndajë në mënyrë të barabartë të gjitha pasuritë e fituara gjatë martesës së tyre 30-vjeçare. Kjo është hera e tretë që çifti bën kërkesë për divorc.

Billy Ray bëri kërkesë për divorc në 2010, por e tërhoqi kërkesën muaj më vonë, duke thënë se donte të punonte për martesën.

Miley ndoqi gjurmët e prindërve kur ajo dhe Liam Hemsworth u martuan në të njëjtin vend në 2018. Ata u divorcuan në 2020.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X