Monday, February 2, 2026
spot_img

Latest Posts

“Edhe babi do të donte që mami të gjente tashmë dikë tjetër”/ Dojna Mema flet tre vite pasi humbi të atin

Prezantuesja e njohur Dojna Mema ka humbur tre vite më parë babain e saj, në moshë shumë të re. Pas humbjes së tij dedikimet e Dojnës kanë vazhduar të jenë të shpeshta por duket se shtatzënia dhe lindja e djalit Nolan Sol, ka qenë bekim dhe rilindje për të gjithë familjen.

Dojna ka treguar dje tek emisioni “Goca dhe Gra” që ajo i lutet të ëmës të njohë dikë tjetër, sepse kështu do të kishte dashur edhe i ati.

Mua më ka ndodhur kjo situatë dhe unë kam dashur realisht që mami të kishte dikë tjetër sepse jam e bindur që edhe im atë do të donte që ajo të gjente dikë.

Sepse kur dikush të do fort fort fort, do të të shohë të lirë dhe të lumtur, kështu që i lutem Zotit çdo ditë që ajo të ketë dikë. Por mami nuk do, jo për çështje morali.about:blank

Mami është një person shumë i pavarur, po e jeton shumë mirë këtë periudhë që është vetëm, pavarësisht se babi i mungon atë nuk e tremb vetmia.

Por unë dhe motra ime do të donim që ajo të kishte dikë. Këtë do të kishte dashur edhe babi”, tha Dojna.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X