Më 14 tetor, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj u bën prindër. Çifti shumë i dashur nga publiku, u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Adea.
Dyshja e dhanë lajmin e ëmbël përmes disa postimeve në Instagram, duke treguar emocionet e momentit.
Mirë se erdhe Adea Prelvukaj❤️
Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se cdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten🙏
Ndërkohë, tashmë çifti po shijon çdo moment me të voglën e tyre dhe një prej tyre e ka ndarë edhe Eni pak minuta më parë në Instastory. Kjo ka bërë që të gjithë të bëhen edhe më shumë kurioz për portretin e Adeas.



