Nora Istrefi e ftuar në “Më lër të flas” foli për ndarjen me Robertin dhe tregoi se vendimi ka ardhur pas një kohe shumë të gjatë bashkë. Nora u shpreh se vendimi ka qenë i vështirë për të dy, mirëpo erdhi për të mirën e vajzës.

Në “Më lër të flas”, vëllezërit Veshaj e pyetën këngëtaren për ndarjen nga ish-bashkëshorti Robert Berisha. Nora tha se divorci erdhi si një vendim i dakorduar nga të dy:
“Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu si e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza. Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”.
E pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.
“Shhh, boll tani. U rikthy Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”, tha Nora.
E pyetur mbi tradhëtinë, ajo tha se edhe mund ta kenë tradhtuar. E pyetur nëse e ka uruar Robertin për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”.
“Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo.



