Thursday, September 19, 2024
spot_img

KARAKTERISTIKAT E SHENJËS SË LUANIT

- Advertisement -..

Data : 23 Korrik – 22 Gusht, Planeti udhëheqës : Dielli, Dita me fat : E Diela, numrat me fat : 19,5, 1

KARAKTERISTIKAT POZITIVE : Luani është një person me ndjenja të këndëshme dhe me autoritet. Është i drejtë dhe beson tek njerëszit që e rrethojnë. Ka drejtësi dhe pasion për jetën. Është mjaft zemërgjerë dhe mikpritës. Nuk i intereson fitorja për të qënë mbret.

KARAKTERISTIKAT NEGATIVE : Janë shumë indiferent për persona që mendojnë se nuk ja vlejnë. Nganjëherë i pëlqen vetja dhe bëhen indiferent. Kur ndjen mosbesim, ka gjithmonë me vete para. Mban distancë. Bëhet shumë i fortë kur lëndohet.

LUANI PËLQEN : Si person i pëlqen të jetë krenar me pasurinë e tij. I pëlqen të luftoj për një qellim ose për një njeri. I pëlqen të jetë mikpritës dhe zemërgjerë. I pëlqen dashuria, adhurimi dhe besimi.

LUANI URREN : Nuk i pëlqen fare dhe urren të mos e dëgjojnë, për çfarë do lloj arsye. Urren personat dhe nuk bënë shoqëri me ata që nuk janë të guximshëm. Urren dramat dhe xhelozitë, megjithëse ai vetë nga natyra është aktor i mirë.

BURRI LUAN : Në përgjithësi ka trup të hollë,fytyrë normale me sy të mëdhenj dhe me zë të fortë. Është tip atletik dhe gjithmonë kujdeset për veten dhe veshjen e tij. I pëlqen të duket te të tjerët. Është zemërgjerë, besnikë dhe ka simpati të veçantë për paratë,prandaj nuk i vjen keq të shpenzojë.

GRUAJA LUAN : Tipike e gruas luan është elegante dhe mban mbrënda saj ndjenja mbretërore. Vishet mirë,është tërheqëse,ka ndershmëri. Nuk është asnjëherë e qetë ose e dashur në lidhjet e saj, por tregon respekt, ngrohtësi dhe lidhje të vërtet sentimentale. Përdor mirësjelljen për të mar atë që do.

LUANI NË KARRIERË : Luani synon të jetë në qendër të vëmëndjes në punën e tij. Punon fort dhe duhet të jetë kryetar i një pune që bën. Ju pëlqen rreziku. Është tip që e do të gjithë botën të tijen dhe zakonisht e pushton. Profesionet që mund të ketë një luan: aktor, arkitekt, tregtarë, artist, sportist, kardiolog, profesor.

FATI DHE EKONOMIA E LUANIT : Krijojnë një rehati ekonomike dhe duke investuar saktë në të pasuri të patundura ose në sektor që ai mendon, arrin të siguroj të ardhmen e tij. Investimet nê lojrat e fatit i bën dhe humbës.

PËR JU QË DILNI ME LUAN : duhet të dini se luanëve ju pëlqen ta ndjekin dhe duan gjithmon të jenë të veçantë. Do që gjithmonë partneri i tij ta dojë. Pret dhe do dikë që të jetë besnik. Do që dashuria e tij të jetë e veçantë gjithashtu do që partneri të jetë i varur prej tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X