Arjan Konomi është takuar në Romë me Elsa Lilën. Dyshja kanë ndarë foto krah njëri-tjetrit në rrjete sociale dhe duket se janë kënaqur shumë teksa kanë shëtitur Romën.
Sa e bukur Roma me Elsa Lilën”, shkruan Ariani.
Artistja është gati të rikthehet në vendin e saj dhe thuhet gjithashtu se ajo do i rikthehet dhe muzikës.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua dhe më mungoni. Shihemi shpejt në Shqipëri!, shkruante së fundmi Elsa Lila, ku dhe nuk ka harruar të vërë hashtagun “New Song”, duke njoftuar kështu një produksion të ri muzikor.



