Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Sara Hoxha ‘zëvendëson’ Luixhinon me mikeshën e saj më të mirë…

Këtë sezon Sara është një nga konkurrentet e spektaklit dhe siç tanimë të gjithë na e kanë treguar se po punojnë shumë në prova që të kenë rezultate sa më të mira të premteve. E duket se ‘provat’ nuk i bën vetëm në palestrën e ‘DWTS’ por edhe në përditshmërinë e saj, por jo me partnerin e saj skenik Luixhinon. Me anë të një video të postuar nga vjehrra e saj Xheraldina Vula, bukuroshja shfaqet në kuzhinën e kësaj të fundit duke kërcyer me mikeshën e saj më të mirë, këngëtaren e njohur Dhurata Dora. 

Mes vipave të shumtë që ishin prezentë në natën e parë të spektaklit, mund të shohim dhe gjyshen e Ledri Vula. Duket se familja e Ledrit e ka përkrahur këtë rrugëtim të Sara Hoxhës, teksa siç u tha dhe në show, ‘e kemi zhvendosur nga Prishtina në Tiranë familjarisht’.

Gjyshja e Ledrit është parë në prapaskena duke përqafuar dhe puthur Sarën, teksa edhe ka qarë gjatë performancës së saj. Çaste emocionuese këto dhe me siguri Sara ndihet shumë me fat që ka një përkrahje të tillë nga familja e partnerit të saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X