Kanye West mund të humbasë statusin e tij të miliarderit pasi u largua nga Adidas në mes të reagimeve në rritje për fyerjet e tij antisemite. Marrëveshja e reperit prej 220 milionë dollarësh me markën sportive, e cila kap vlerën e 1.5 miliardë dollarëve në total, është ndërprerë pas sjelljes së tij të diskutueshme.
Sipas Forbes, 42 vjeçari do të humbasë statusin e miliarderit pasi ndërpreu lidhjet me gjigantin e veshjeve sportive dhe aktualisht ka një vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Pasuria do të binte nën 1 miliard dollarë pas këtij vendimi nga Adidas, e cila vjen pasi disa marrëveshje të tjera fitimprurëse janë ndërprerë.
Adidas njoftoi se do të përfundonte partneritetin e tyre me prodhuesin e veshjeve sportive që e kishte vënë nën shqyrtim marrëveshjen me reperin. Ata pretendojnë se kanë bërë përpjekje të përsëritura në fillim të këtij muaji ‘për ta zgjidhur privatisht situatën’.
Në një deklaratë, Adidas tha: “Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes. Komentet dhe veprimet e fundit të Yes kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.”




