Angelina Jolie është krenare për hapin e ri në jetën e vajzës së saj, Zahara, e cila së fundmi ka nisur studimet në Universitetin Spelman. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që aktorja e ka të lehtë, pasi u nda një tjetër fëmijë i saj, i cili u largua për studime. Për këtë arsye ajo ka vizituar papritur Zaharën në kampusin e shkollës, ku është fotografuar së bashku me një nxënës tjetër.
“Angelina Jolie ishte thjesht duke shëtitur rastësisht me vajzën e saj në Universitetin Spelman gjatë kthimit në shtëpi. Unë isha duke bërë shërbim në komunitet, kështu që dukesha si një rrëmujaxhije “, ka shkruar studentja që ka postuar foton me yllin e Hollivudit dhe vajzën e saj.



