Rozana Radi ka arritur forma përfekte dhe paraqitja e saj së fundmi ka mahnitur të gjithë.
Këngëtarja e njohur ka humbur 15 kilogramë dhe gëzon një fizik të lakmuar.
Për të arritur këtë asaj i është dashur goxha punë dhe këtë e ka rrëfyer vet për ndjekësit e saj.
Me një video ku shfaq format ajo tregoi vështirësitë për të arritur këtu.
“3 muaj shumë të vështirë për mua! Fillova të kuptoj që ëmbëlsirat dhe të ushqyerit keq nuk do më çonin askund.
Nuk kisha më dëshirë të vishesha e të dilja. Më shumë vëndosmëri hoqa vetë plot 15 kg dhe fillova t’i kushtoj vëmendje paraqitjes time të jashme. Në fund të gjithë kësaj beteje e vetmja gjë që mbeti ishte pak krahë dhe ai “barkaluci” vogël pas dobesimi.
Pra, sot jam 15 kg më pak dhe ato gjërat e vogla nuk egzistojnë më. Unë ja dola. Por, ky udhëtim për mua sa ka nisur. Tani fillojnë aktivitetet fizike për ta mbajtur mirë këtë trup dhe veten time,”-shkroi krahas një videoje Rozana.



