Alban Ramosaj, pas një reagimi të shkurtër ditën e djeshme, sot ka vendosur të dalë me prova përballë akuzave të CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini, se këngëtari blen klikime.
Në një postim në profilin e tij në Instagram, Alban Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit e tij disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga stafi i “Acromax.” Konkretisht, në mesazhe shihet se “Acromax” i ka shkruar këngëtarit disa herë për të realizuar një takim, në mënyrë që të diskutojnë bashkëpunimin e tyre. Nga aq sa mund të shihet nga fotot që ka ndarë Albani, duket se këngëtari nuk iu është përgjigjur propozimeve të “Acromax.”
Krahas fotove, Albani sqaron se takimi është zhvilluar teksa hedh akuza se “Acromax” i ka propozuar që t’i dhurojë klikime.
“P.s. Kur u bë takimi, mu ofruat “të t’dhurojmë nja 4-5 milionë shikime” apo harruat. Të dëshpëruar, hipokritë dhe të ulët”- shkruan Albani.
Në një tjetër mbishkrim këngëtari thotë: “Pra ky është stili siç e shof, po nuk i bëtë dot klientë, i bëni armiq dhe shpifni?”




