Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Latest Posts

Si e priti Dalina imitimin nga Albana Perhati ne Portokalli?

ë dielën që lamë pas programi i humorit “Portokalli” realizoi imitimin e show-t real. Bënë bujë të madhe sjellja e personazheve pjesëmarrës në spektakël, nga aktorët në skenë.

Ai që u përfol shumë në rrjet ishte imitimi i Dalina Buzit nga aktorja Albana Perhati. E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo u vendos përballë Dalinës.

  • Jam shumë e lumtur në radhë të parë që Dalina e ka pritur me sportivitet këtë. Dhe mezi prisja në momentin që u shfaq të dielën në “Portokalli”. Për mua ishte momenti më i bukur dhe mesazhi më i bukur kur pashë postimin e Dalinës. Dhe u lumturova që e mori me sportivitet dhe nuk më hëngri,”-u shpreh Albana për rolin e saj.

Në këtë moment nuk mungoi edhe një ndërhyrje nga ana e moderatores, e cila në fakt u shpreh se jo vetëm që i pëlqeu, por që e vlerësonte shumë punën e saj.

  • “Unë e respektoj dhe e vlerësoj jashtëzakonisht humorin dhe besoj se çfarëdo lloj gjëje , qoftë drama duhet të ec paralelisht, sepse thonë që humori është gjëja më e lartë dhe unë besoj është afrimi me Zotin. Unë nuk do të ndërhyja kurrë tek aktorët, tek mënyra dhe këndvështrimi i tyre. Madje të qeshurën, kam qeshur unë, kanë qeshur gocat e mia që as nuk më shohin në televizor, refuzojnë. Ishte fantastike,”-shtoi Dalina Buzi.

Aktorja e humorit më tej tregoi rrugën si ishte përgatitur për rolin e saj, ku theksoi që ka edhe ekzagjerime për të bërë të tjerët të qeshin.

  • “Kam pothuajse 1 javë që unë gjithë emisionet ku është Dalina, i vija në kufje dhe dëgjoja mënyrën se si flet, të qeshurën që e ka karakteristike. Shiko, ne aktorët e ekzagjerojmë mbi atë që është, që të bëjmë për të qeshur. Gjithçka është e ekzagjeruar tek ajo që bëj unë te Dalina,”-përfundoi Albana.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X