Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Është përfolur prej kohësh, Ledjana rrëfehet si asnjëherë për të dashurin e ri

Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Për’puthen për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u formua mes saj, Mevlan Shabës dhe Antonela Berishës.

Mirëpo kjo histori ka mbetur në të shkuarën tashmë, pasi Prenga është në një lidhje të re dashurie. Kohë më parë u raportua se Ledjana po shijonte një romancë me një djalë nga Kosova larg vëmendjes së publikut.

Më pas ka qenë vetë ish-konkurrentja e Për’puthen e cila me anë të postimeve në Instagram, “ka pohuar” këto aludime.

Tanimë nuk ka dyshime! E ftuar në emisionin “Prive”, Prenga ka bërë një rrëfim pa doreza për sa i përket marrëdhënies së saj të re.

Ndër të tjera Ledjana u shpreh se ai ka ndikuar për mirë tek ajo, ndonëse identitetin sërish e mbajti të fshehtë.

  • “Jam në lidhje me një djalë nga Kosova. Më pëlqejnë shumë kosovarët, pse jo e kam shprehur. Dhe jam tepër e lumtur. Kaq mund të them. Është bërë një kohë e gjatë dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht tek qetësia ime. Gjithçka funksionon për mrekulli,”-shtoi Ledjana Prenga.

Në këtë intervistë, ish-konkurrentja zbuloi gjithashtu se ka humbur plot 20 kilogram. Sakaq ajo foli edhe për planet e së ardhmes, ku u shpreh se po mendon të zhvendoset për të jetuar në Gjermani. Atje ajo tha se pretendon të specializohet dhe të ushtrojë profesionin e saj si dentiste.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X