Vajza e fituesit të “Big Brother Vip” Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri, surprizoi ndjekësit e saj me videon e fundit në TikTok. Emily publikoi një video ku shfaqet në makinë, duke kënduar këngën e “rivalit” të babait të saj, Donald Veshajt.
Bëhet fjalë për këngën e Donaldit, të titulluar “Nuk je”, ndërsa Emily këndon: “Unë e di që jam idjot ama jam idjoti jot.”
Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës, por Emily sqaroi shpejt gjithckka duke shkruar: “Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit.
Balerini Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij. Ai rrëfeu herën e parë që vajza e tij i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ndodhej duke ngrënë dhe i ngeci ushqimi në fyt nga ky lajm.
“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-është shprehur fituesi i BBV.
Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.



