Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Ironia e Ronela Hajatit/ Këngëtarja besdiset nga komenti “lopë”, iu sugjeron “fansave” diçka tjetër

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të komentuara në rrjetet sociale. Këtë vit emri i saj është lakuar shumë në media, pas pjesëmarrjes së shumë komentuar në Eurovision.

Përpos përkrahsve, të shumtë janë edhe personat që nuk i kursejnë komentet negative ndaj Ronelës. E kjo e fundit gjithashtu nuk heziton tu përgjigjet kurdoherë.

Madje së fundmi ajo ka zbuluar se komenti më i keq që lexon për veten, është kur krahasohet me “lopën.” Duke mos e kursyer ironinë, Ronela iu kundërpërgjigjet këtyre komentuesve duke thënë që “t’i gjejnë kafshë tjetër” urgjent.

“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguar përshembull, që dhe t’ju djeg në të njejtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”- shkruan Ronela në Instastory.

Një temë që, artistja është paragjykuar shpesh herë është edhe pesha e saj.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X