Jemi mësuar që moderatorin Arjon Muça ta shohim në programin “Dita e Re”, mirëpo së fundmi raportohet se ai ka hequr dorë nga emisioni. Kryefjala.com shkruan se tashmë moderatori nuk do të jetë më pjesë e “Ora News”.
Por ku do ta shohim Arjonin?
Sërish, burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Arjoni është parë së fundmi në “Top Channel”, ku thuhet se ka bërë një audicion për “Shqipëria Live”.
Mirëpo, të njëjtat burime theksojnë se audicion ka bërë edhe Alban Musa.
Arjon Muça është padyshim një nga ish-banorët më të pëlqyer në historinë e “Big Brother Albania”.
Ai rrëmbeu vëmendjen e të gjitha vajzave për pamjen e tij të jashtme dhe vazhdon ende të ketë pëlqimin e tyre.



