Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Jeni kureshatarë të shikoni studion e “Big Brother Vip Kosova”?

“Big Brother” do të transmetohet këtë vit për herë të parë në Kosovë në formatin “Vip”. Teksa prej muajsh përflitet data e fillimit të këtij spektakli, akoma nuk ka diçka zyrtare.

Së fundmi moderatori i reality-showt, Alaudin Hamiti ka zbuluar pak nga skena e “Big Brother Vip Kosova.” Moderatori ka publikuar një foto në Instastory, ku nuk ka zbuluar shumë, por kjo është një nga pamjet e rralla të skenës, duke pasur parasysh se produksioni ka qenë mjaft i “fshehtë” në lidhje me detajet e programit.

Disa kohë më parë u konfirmua se ajo që e mbante peng këtë reality-shoë të fillonte ishte shtëpia, punimet e së cilës akoma nuk kishin përfunduar.

E ftuar në një intervistë moderatorja Jonida Vokshi u shpreh se shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit.

Gjatë kësaj periudhe kuriozitet të madh ka pasur edhe për konkurrentët pjesëmarrës. Gjatë kësaj interviste, aktorja u pyet mbi emra konkretë, ndonëse hezitoi të zbulonte më tepër.

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora.

Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda,”-shtoi Jonida.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X