Sportistja e njohur, Klodiana Shala ka rrëfyer së fundmi një eksperiencë jo të këndshme për të.
Teksa ishte e ftuar në një lidhje direkte në programin ‘Aldo Morning Show’, sportistja tregoi se disa kohë më parë ka qenë viktimë e një vjedhjeje në biznesin e saj.
Klodiana rrëfeu se pas ngjarjes fshiheshin miqtë e saj të ngushtë por çështjen e ka lënë ta zgjidhin autoritetet përkatëse dhe jo personalisht.
“Më ka ndodhur. Më ka ndodhur se kam pasur…Biznesin tim privat kështu që më ka ndodhur që ma kanë vjedhur biles dhe njerëzit më të ngushtë. Kam pasur dhe punonjës të tjerë, kështu që ia kam lënë gjithsecilit.
Në përgjithësi, unë ia lë Zotit, por kur kam biznesin tim, në këtë temë unë do ia lë institucioneve përkatëse dhe jo të gjëmoj fëmijën e jo më shumë aksidenti njëherë,”- tregoi ajo.



