Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Rasti i rëndë i dhunës ndaj të moshuarës në Pejë, reagojnë ashpër personazhet e njohur 

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në një qendër mjekësore në qytetin e Pejës. Videoja e rëndë ku infermieret e kësaj qendre dhunojnë një paciente të moshuar është shpërndarë kudo në rrjet dhe ka shkaktuar reagime nga të gjithë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara, janë tre infermiere të cilat dhunojnë të moshuarën, ndërsa një tjetër, e paidentifikuar i filmon.

Personazhet e njohur publikë shqiptarë, kanë reaguar menjëherë të gjithë njëzëri, kundër dhunës dhe veprimit të tmerrshëm të infermiereve.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku shihet një punonjëse duke e rrahur një të moshuar në një shtëpi të pleqëve.

Muhaxheri ka potencuar se Komuna e Pejës nuk e menaxhon asnjë institucion, i cili ofron shërbime geriatrike.

“Ftoj publikisht inspektoriatin e shëndetësisë dhe organet e rendit që të trajtojnë këtë rast.”, ka shkruar Muhaxhiri

Është shqiptuar masa e arrestit prej 48 orëve kundër dy të dyshuarave për sulm ndaj një të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “ORENDA” në Pejë. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Pejë aty dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X