Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Thellohet krisja në marrëdhënien e Lori Hoxhës dhe Arbana Osmanit. Mungesa në premeren e filmit “Sofia” i tha të gjitha..

Është promovuar mbrëmë filmi i ri i Eduart Grishaj dhe në event kanë qenë të ftuar shumë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri. Megjithatë ajo që ka rënë në sy është mungesa e producentes së “Big Brother Vip”, Lori Hoxha. Në eventin e Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani (moderatores dhe regjisorit të Big Brother) ka qenë e pranishme vetëm producentja e “Dancing with the Stars”, Sara Hoxha. Ky promovim është një nga eventet më të rëndësishme të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj, sepse të dy i kanë bërë vazhdimisht promo në rrjetet e tyre sociale. Madje mund të konsiderohet edhe më i rëndësishëm edhe se sa festivali i fundvitit, ku do të jenë përsëri pjesë çifti i njohur. E në këtë drejtim ndaj dhe mungesa e Lorit është vënë re.

Këto kohë është përfolur në media se ka një ftohje mes Lorit dhe Arbanës, pasi edhe kjo e fundit nuk e uroi publikisht për ditëlindje. Madje edhe në festën e fundit të Top Medias, Arbana nuk ka qenë e pranishme ndërsa në dasmën e Arbër Hajdarit dy ish mikeshat janë parë larg njëra-tjetrës.

Vëmendje të madhe mori pjesëmarrja dhe mbështetja e Sara Hoxhës. Kjo e fundit shihet edhe në një foto të ndarë nga vetë Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram. Gjithashtu edhe Sara e ka ripostuar foton në llogarinë e saj.

Prania e Sarës mori vëmendje pasi së fundmi është diskutuar për një krisje të marrëdhënieve mes Arbana Osmanit dhe drejtueseve të “Top Channel”, Sara dhe Lori Hoxha.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X