Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Kishte shkuar me pushime në Paris, gjendet i vdekur aktori i njohur

Aktori hollivudian, Andrew Prine është gjetur i vdekur në hotelin ku po qëndronte në Paris. Trupi i tij i pajetë u gjet nga gruaja e tij. Aktori ndërroi jetë për shkaqe natyrale në moshën 86-vjeçare. Gruaja e tij, Heather Loëe konfirmoi lajmin për mediat e huaja duke thënë: “Ai ishte princi më i ëmbël”.

Ai njihej më së shumti për rolet në filmat si “Chisum”, “Wide Country” dhe “The Town That Dreaded Sundown”. Në fillim të karrierës së tij, aktori performoi në Broadway në “Look Homeward Angel”. Prine u bë i famshëm në vitet 1960 pasi siguroi rolin e tij në Wide Country të NBC.

RIP: Bota e aktrimit është në zi me lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur të skenës dhe ekranit, Andrew Prine

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X