Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Prej kohësh nuk flasin, aktorët e njohur janë bashkë në show-n televiziv?

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku janë përfolur gjatë në media për një krisje të marrëdhënies së tyre. Dyshja përpos kolegë dhe bashkëpunëtorë, kanë qenë edhe shumë miq me njëri-tjetrin.

Aludimet nuk rezultuan të pabaza, pasi edhe vetë Olsi në një intervistë konfirmoi se marrëdhënia e tyre ishte ftohur.

Mirëpo pas kësaj duket se aktorët do të vihen përballë njëri-tjetrit në emisionin që pritet të startojë të dielën “Zemër Luana”.

Butrint Imeri ka qenë ai që ka ndarë një video pak më parë ku duket në studion e emisionit, duke zbuluar kështu që do të jetë një nga të ftuarit.

Përpos kësaj, kjo video ka zbuluar edhe diçka tjetër. Në krah të tij duket Olsi Bylyku. Akoma është e paqartë nëse Olsi do të jetë përballë Besit si kapiten i skuadrës tjetër, apo është thjesht i ftuar.

Nëse nuk rezulton kështu dhe ndodhet aty si kapiten, atëherë ai do të jetë përballë ish-shokut të tij, pasi tashmë dihet se Besi është një nga kapitenët e skuadrave.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X