Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë rikthyer në qendër të vëmendjes pasi përflitet se janë ndarë. Çifti ka prej kohësh një distancim total nga njëri-tjetri duke mos u shfaqur askund bashkë si fizikisht ashu dhe virtualisht. Kaq ka mjaftuar që të përflitet se mes tyre mund të ketë një krizë ose ndarje.
Për më tepër, ata kanë fshirë dhe fotot e përbashkëta në rrjete sociale. Mirëpo, pas këtyre lajmeve, sot është bërë me dije edhe shkaku i ndarjes së dyshes.
Albeu.com shkruan se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë së Alfios ndaj Fatmës. Jo vetëm kaq por burime për Albeu.com konfirmojnë edhe se ata nuk janë bashkë prej disa muajsh tashmë.
Së fundmi moderatorja ka festuar ditëlindjen e saj në Zvicër, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur përmes postimeve të saj në rrjetet sociale. Gjithashtu në postimet e publikuara vihet re se ajo është e shoqëruar nga një mikeshë e saj.
Pak pas lajmit të ndarjes, Alfio bëri një premtim publik të birit. Krahas fotos së ëmbël, Alfio i ka dedikuar disa fjalë të ndjera djalit, ku i premton se do t’i qëndrojë gjithmonë afër.
“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkroi Alfio në postimin e tij.
Më herët kujtojmë që ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në Instagram, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.



