Thursday, September 19, 2024
spot_img

KARAKTERISTIKAT E VIRGJËRESHËS

- Advertisement -..

Data : 22 Gusht – 23 Shtator, Planeti udhëheqës : Marsi, Dita me fat : E Mërkura, numrat me fat : 7, 6, 8

KARAKTERISTIKAT POZITIVE : Virgjëresha është një person shumë simpatik dhe ndjen dhemshuri të madhe për njerëzit e pandihmuar. Janë shumë të organizuar, tërheqës, duron dhimbjet trupore. Janë të përqendruar tek partneri i tyre dhe i falin shumë ngrohtësi. Kërkojnë mundësinë që t’ju shërbejnë të tjerëve dhe gjenden përgjegjës në shumë çështje të cilat e shtyjnë në sukses.

KARAKTERISTIKAT NEGATIVE : Nuk janë të kënaqur kurrë dhe me asgjë. Si person kritikon dembelët. Janë shkataraqë dhe shumë nevrik kur kanë ndonjë shqetësim. U pëlqen të lënë gjëra pas dore.

VIRGJËRESHA PËLQEN : Të prezantojë një plan të organizuar dhe të mbaruar. I pëlqejnë idetë dhe vepramtaritë njerëzore të saj. Gjithashtu i pëlqen të përqendrohet te partneri dhe familja.

VIRGJËRESHA URREN : Urren dhe nuk i pëlqen të jetë i/e detyruar, gjithashtu urren barbarizmin dhe pisllëkun. Nuk i pëlqen që t’ia prishin gjërat. Nuk i pëlqen zhgënjimi në punët e tij/saj dhe të tregoj dobësitë i/e tij/saj.

BURRI VIRGJËRESHË : Zakonisht trupi i tij është i gjatë dhe ballë të madh. Nuk lodhet kurrë, është praktik dhe i pandjeshëm. Ka dashuri të madhe për punën, i merr seriozisht detyrimet e tij. Rrallë do që të duket ajo që do të bëjë. Kujdeset dhe i kujtohen të gjithë hollësitë.

GRUAJA VIRGJËRESHË : Ka sy të bukur dhe të qetë, me qerpikë të kthyer. Është gjithmonë e pastër dhe e veshur thjeshtë. Mund të zbërthejë gjendjet me hollësi. Është e përqëndruar në punën e saj dhe zakonisht duke i dhënë ndihmën e saj të tjerëve. Është shumë e turpshme, ka mëndje të padjallëzuar dhe nuk shpreh lehtë ndjenjat e saj.

VIRGJËRESHA NË KARRIERË : Adhurojnë të zbërthejnë ide dhe shpesh gjejnë përgjigje në pyetjet e tyre. Duhen të kenë pavarësinë në ambjentin e tyre. Janë realist dhe praktikë dhe ambjenti i tyre nuk duhet të jetë i zhurmshëm. U shkon më shumë të punojnë në zyrë se në punishte. Profesionet që i shkojnë virgjëreshës : doktor, kimist, ekonomist, pastrues, dentist, programues, teknik.

FATI DHE EKONOMIA E VIRGJËRESHËS : Duke mbleshur aftësitë dhe qëllimet ia arrini pothuajse çdo gjë që doni. Personaliteti dhe mendja juaj ju shtyn të bëni investime të sakta. Fitojnë në lojra që kanë të bëjnë me zgjuarsi, praktikë, sistem dhe mendje. Humbin gjithmonë kur mbështeten te fati. Shkëlqen në çfarëdo lloj zanati. I pëlqen shumë paraja dhe bënë gjithçka për ta fituar.

VIRGJËRESHA SI PARTNER : Është i matur dhe i drejtë. Do të dojë me të vërtetë dhe mund të kritikoj por njëkohësisht pret që ta dëgjojnë.

VIRGJËRESHA SI PARTNERE : Është e turpshme dhe gjithashtu e fortë. Interesohet për dashurinë e vërtetë dhe kur i vjen do të dashurohet jashtëmase. Është e gatshme të shkatërrojë një lidhje nëse kupton se ka hipokrizi.

PËR JU QË DILNI ME VIRGJËRESHË : Duhet të dini se i pëlqen teatri dhe lojrat. Gjithashtu librat, fjalorët, profesionet që lidhen me artin dhe gatimi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X