Friday, November 1, 2024
spot_img

Recetat e vjetra: Disa Shurupët shtëpiake sipas llojit të kollës!

- Advertisement -..

Gjatë fillimit të simptomave, hani ushqime organike me erëza djegëse, të tilla si speca djegës, hudhra, xhenxhefil dhe qepë, për të inkurajuar eliminimin e mukusit

Kolla është një shpërthim i papritur dhe shpërthyes i ajrit nga mushkëritë, zakonisht i shkaktuar nga nevoja për të dëbuar diçka nga pasazhet e ajrit.

Nëse kollitja juaj vazhdon, kërkoni ndihmë nga një mjek i kualifikuar shëndetësor.

Shembuj të kollës përfshijnë: Kollë e vazhdueshme, e rëndë me prodhim të mukusit të trashë, të cilat mund të sinjalizojnë bronkit kronik (bronkit shpesh i shoqëruar me duhanpirjen ose ekspozimin pasiv ndaj tymit).

– Kolla shumë e thatë me simptoma të thella të etheve dhe lodhjes, mund të sinjalizojë një periudhë të afërt të bronkitit akut. Bronkiti viral zakonisht ka një kollë të vazhdueshme që shqetëson gjumin.

– Kolla e thatë, që zakonisht bëhet më keq gjatë natës, mund të sinjalizojë bronkospazmin (ngushtimi i përkohshëm i bronkeve, tubave më të mëdhenj të rrugëve të frymëmarrjes) që mund të shoqërohet me astmë, infeksion ose alergji.

– Kollitjet alergjike mund të ndodhin së bashku me rrjedhje të hundëve dhe gërhitje, ose pas konsumimit të ushqimeve të caktuara, apo në sezone të ndryshme të vitit.

Kollitja për shkak të ushtrimit ose ajrit të ftohtë mund të sinjalizojë astmën.

Kanceret e rrugëve të frymëmarrjes mund të prodhojnë një kollë të butë në fillim, që përkeqësohet dhe më pas prodhon mukus që është i mbuluar me gjak.

Dalja e gjakut do të thotë që infeksioni po përkeqësohet dhe kërkon vëmendjen e menjëhershme të mjekut;

– Theksoni ushqimet e plota organike, sidomos perime të freskëta, të papërpunuara, arra dhe farëra, shpezë organike dhe peshq të egër.

– Hudhra dhe qepët duhet të jenë prezente në ushqimet tuaja, për shkak të përfitimeve të fuqishme shëndetësore për mushkëritë dhe sistemin e përgjithshëm të frymëmarrjes.

– Pini shumë ujë të freskët dhe të fltruar çdo ditë (së paku një gotë çdo 1-2 orë).

– Vajrat organike të ullirit ekstra të virgjër dhe kokosit, duhet gjithashtu të përdoren lirisht.

– Për kollë të thatë irrituese, përdorni një çaj të gjetheve të marigoldit, që ndryshe e quajmë lulekumaku apo lulebasani.

– Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe zijini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përzijeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike.

– Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin sërish, por përdoreni në këtë mënyrë: hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë

– Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi të freskët dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përzijeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

– Kur kolla ka acaruar shumë fytin: Ngrohni një gotë me qumësht. Hidhni një gjysëm luge çaji me shafran Indie dhe do të çliroheni menjëherë nga kolla. Edhe gargara me shafranin e Indisë ndihmon. Merrni një gotë me ujë të ngrohtë, shtoni shafran dhe kripë buke dhe bëni gargarë. Nëse vuani nga kolla e thatë, përzieni shafranin pluhur me mjaltë dhe konsumojeni tre deri në katër herë në ditë. Shafranin mund ta pini edhe si çaj duke hedhur një lugë shafran në katër gota ujë të nxehtë.

– Çaji i trumzës. Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të treja së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese.

– Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe ziejini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë.

Shurup kolle, disa ide si t’i krijoni

– Ju mund të bëni vetë një shurup kolle me 200 ml lëng të ngrohtë ananasi dhe 2 lugë çaji mjaltë. Bromelaini i lëngut të ananasit aktivizohet nga mjalti.

– Një ilaç tjetër i dobishëm i kuzhinës është që të merret një qepë në një tas të thellë dhe të mbulohet me mjaltë, duke e lënë të qëndrojë aty gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes, nga lëngu i përfituar merrni një lugë çaji katër ose pesë herë në ditë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X