Wednesday, February 4, 2026
spot_img

Latest Posts

Butrint Imeri pranon për herë të parë lidhjen me Kiara Titon, këngëtari zbulon arsyen e ndarjes

Këngëtari i njohur Butrint Imeri, i cili ka vite në tregun muzikor shqiptar, i ka mohuar gjithnjë zërat për romancë. Ai u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren Kiara Tito vite më parë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që dyshja pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, ata e mohonin.

Mirëpo së fundmi Butrinti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”, artisti u pyet se përse u nda nga Kiara Tito.

“Nuk ka pas asnjë arsye pse jemi ndarë, por ajo ka shkuar në rrugën e saj unë në rrugën time”- u përgjigj Imeri duke konfirmuar kështu për herë të parë se ka pasur një romancë mes tyre.

Nga ana tjetër, moderatorja e ka mohuar gjithmonë  se mes saj dhe Butrintit ka pasur një lidhje. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka marrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X