Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë përmes një nëne surrogate, zbulon emrin e vajzës

Aktorja e njohur, Rebel Wilson është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një postimi të shpërndarë në Instagram.

Rebel zbulon se ka mirëpritur një vajzë përmes një nëne surrogate, të cilën e ka pagëzuar me emrin Royce Lillian.

“Përtej krenarisë që njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, e lindur javën e kaluar nëpërmjet një nëne surrogateje, nuk mund ta përshkruaj as dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur”, ka shkruar aktorja krahas një foto të vogëlushes.

Rebel theksoi se ishte ‘përgjithmonë mirënjohëse’ për të gjithë të përfshirët në udhëtimin e saj dhe e quajti nënën surrogate një person ‘të mrekullueshëm që e mbajti dhe e lindi me një hir e kujdes të tillë’.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X