Selena Gomez nxiti thashethemet për një përçarje të miqësisë me shoqen e saj dhe donatoren e veshkës, Francia Raisa.
Ylli i Disney ishte i sëmurë rëndë me lupus kur aktorja Raisa, i ofroi t’i dhuronte veshkën e saj.
Ato iu nënshtruan procesit të vështirë të transplantimit në vitin 2017. Selena Gomez detajoi problemet e saj shëndetësore në dokumentarin e sapo publikuar, My Mind & Me, por nuk e përmendi Raisa-n dhe në një intervistë të fundit në Rolling Stone, Gomez konsideroi Taylor Sëift si shoqen e saj të vetme të famshme në industri.
Francia hoqi aktoren nga miqtë e saj në Instagram pas publikimit të dokumentarit dhe u acarua aq shumë nga thënia e Selena Gomez për Taylor Swift.
“Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”, komentoi 30-vjeçarja në një video ku diskutohej se si Risa e hoqi nga Instagram pas Selena Gomez e shpërfilli në dokumentar.
Ndërkohë Gomez e ndjek ende në Instagram, 34-vjeçaren që i dhuroi veshkën.



