Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm së bashku me dy fëmijët, si pjesë e marrëveshjejes së arritur me Piquen dhe avokatët e tyre në një takim prej 12-orësh.
Bisedimet filluan të hënën pasdite në ish-shtëpinë e familjes së Shakira dhe Gerard në Esplugues de Llobregat në periferi të Barcelonës.
“Fëmijët do t’i kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të fillojë viti 2023, futbollisti do të thotë lamtumirë dhe do të bëjë një sakrificë të dhimbshme në mënyrë që të rinjtë të mos përjetojnë një ndarje edhe më traumatike mes prindërve të tyre. Ai do të jetë në gjendje të kalojë Oqeanin Atlantik për t’i parë sa herë të dojë. Shpenzimet do të përballohen nga të dy”, shkruan La Vanguardia.



