Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Ori Nebiajt i thotë “po” mandatit të deputetes

Ori Nebiaj nga skena e televizionit do të kalojë në Parlament. Moderatorja ka pranuar postin e deputetes.

E pyetur nga gazeta “Panorama”, Ori konfirmoi se do të zëvendësojë Grida Dumën në listën e Partisë Demokratike në Tiranë.

Nebiaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale.

Aktualisht, Ori është e angazhuar në programin e përditshëm të dashurisë “Për’puthen”. Akoma është e paqartë nëse Nebiaj do ta lërë në mes angazhimin e saj aktual në televizion, për t’ju përkushtuar mandatit të deputetes.

Ditën e djeshme (8 nëntor) Grida Duma dorëzoi mandatin e saj të deputetes që iu besua një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Me anë të një konferencë për shtyp nga ambientet e kryesisë së Kuvendit, Duma komunikoi vendimin e saj, duke e cilësuar si një nga momentet më të vështira, por edhe më të rëndësishmet.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X