Saturday, November 23, 2024
spot_img

Çfarë duhet të mbani parasysh kur ekspozimi në diell vazhdon për orë të tëra

- Advertisement -..

Ditët me diell kanë mbërritur. Ndonëse të gjithë nxitojmë të shijojmë diellin, është e rëndësishme të mos harrojmë të kujdesemi për lëkurën tonë në ditë jo vetëm të ngrohta, por dhe kur jashtë klima është ende e ftohtë. Më poshtë ju sjellim 5 këshilla të cilat duhet t’i keni parasysh sipas ‘Healthy-magazine’:

  1. Duhet të vendosni produktet mbrojtëse edhe mbi lëkurën, e cila është nxirë nga dielli, por duke e minimizuar gradualisht përdorimin e kremit.
  2. Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij e sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli, ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli.
  3. Të përdorni kremin e diellit me faktor mbrojtje më të lartë se 15-të. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve: në fakt kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30-të. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë 15-të.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X