Një postim i këngëtares Beatrix Ramosaj mëngjesin e sotëm la të kuptohet se ka një marrëdhënie të tensionuar me Top Channel.
Deri më sot nuk ishte kuptuar se situata Top Channel dhe Beatrix Ramosaj nuk është dhe aq e mirë.
“Isn’t it weird që vetëm #MëNdikon” nuk transmetohet në MyMusic?”-shkruan Trixa në llogarinë e saj Twitter.

“A nuk është e çuditshme që vetëm “Më Ndikon” nuk transmetohet në My Music?” Kujtojmë se prej disa ditësh,ish-banorja e Big Brother Vip publikoi projektin e saj të fundit të quajtur “Më Ndikon” dhe televizioni që fitoi miliona shikime nga historia e saj brenda shtëpisë nuk denjon ta transmetojë në kanalin dedikuar pikërisht muzikës.



