Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Charles dhe Camilla sulmohen me vezë gjatë vizitës së fundit, reagimi i Mbretit i habiti të gjithë

Mbreti Charles III dhe Queen Consort Camilla janë qëlluar me vezë gjatë një vizite zyrtare në York, Angli, ditën e sotme.

Çifti ishte duke përshëndetur njerëzit e pranishëm kur katër vezë të hedhura nga një protestues ranë para këmbëve të tyre.

Mbreti nuk reagoi aspak ndaj sulmit, duke kaluar mbi rrëmujën ndërsa ai dhe gruaja e tij 75-vjeçare vazhduan të përshëndesnin të tjerët.

Disa njerëz u dëgjuan duke thenë me zë të lartë: “Zot ruaj Mbretin”.

Patrick Thelwell, ishte personi që hodhi vezët, dhe u dëgjua duke bërtitur: “Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve”, sipas Metro UK .

Ish-kandidati i Partisë së Gjelbër u ndalua nga policia dhe u shoqërua larg nga Micklegate Bar.

“Është çmenduri sa i qetë qëndroi Charles pas kësaj,”– shkroi një përdorues i Twitter ndërsa pamjet e incidentit filluan të qarkullojnë në internet.

Një tjetër vuri në dukje se mbreti “nuk u zmbraps”, ndërsa një i tretë pyeti : “Si mund të keni shumë përpjekje për tu sulmuar dhe megjithatë nuk ju kap asnjë goditje”.

Dëshmitarja okulare Kim Oldfield, tregoi se ajo ishte në hyrje të dyqanit të saj duke parë mbërritjen e çiftit kur dëgjoi “disa bërtitje dhe vezë që fluturonin”.

“I hodha një vështrim, dhe vura re se policia sapo zbriti në barrierë dhe u përpoq ta tërhiqte këtë person. Camilla u zmbraps pak kur filloi të godiste, por policia e ndaloi atë shumë shpejt. Thjesht turp që prishën atë që ishte një moment i bukur.”- tha ajo per BBC. 

Mbreti Charles dhe Camilla po vizitojnë York-un për të zbuluar një statujë të Madhërisë së Saj në York Minster, e para që do të vendoset që nga vdekja e saj.

Mbreti më pas do të shkojë në Doncaster për të dhënë zyrtarisht statusin e qytetit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X