Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Mauro Icardi nuk humbet kohë! Pas ndarjes nga Wanda gjen “ngushëllim” në krahët e aktores së njohur turke

Ylli i ”Galatasaray”, Mauro Icardi duket se e ka harruar ish-gruan e tij Wanda Nara-n dhe thuhet se është në lidhje me një aktore të famshme.

Marrëdhënia e turbullt e ish-sulmuesit të Interit me modelen mori fund pas nëntë vitesh martesë.

Një divorc i ashpër ka nisur, me Icardi-n që e akuzon atë si toksike, por duket se në mes të këtij kaosi të dy kanë gjetur ngushëllim në partnerë të rinj.

Një imazh i argjentinasit së bashku me shokun e skuadrës Lucas Torreira, ka bërë xhiron e rrjetit së fundmi.

Aty Mauro duket i kapur për dore me aktoren turke, Devrim Ozkan.

Devrim është një yll televiziv në vendlindjen e saj, e njohur për rolet e saj në telenovela ‘Vuslat’ dhe ‘Gelsin Hayat Bildigi Gibi’.

Ndërkohë, më herët ishte Wanda e para që e “harroi” Icardi-, pasi u pa duke u puthur me reperin 22-vjeçar L-Gante.

Mirëpo e ftuar në një intervistë, Nara sqaroi njëherë e mirë të gjitha thashethemet mbi këtë ngjarje.

“Nuk ka asgjë mes nesh, ai është një shok pune. Më thirrën për një sesion fotografik me të për një markë veshjesh sportive,”-u shpreh modelja.

Madje biondja ndonëse në proces ndarje me Icardi-n, lëshoi një deklaratë të fuqishme për të.

“E dua akoma dhe do të jem gjithmonë pranë tij. Tani për tani jetoj në Turqi për hir të fëmijëve”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X