Disa ditë më parë Ermal Mamaqi prezantoi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili shkaktoi dhe reagime nga personazhe të njohur në rrjetet sociale.
Një ndër ta, është dhe miku i aktorit, Bes Kallaku i cili ka dhënë mendimin e tij në lidhje me librin e Ermalit.
Aktori i humorit publikoi foton e kopertinës së librit në Instagramin e tij dhe krahas saj shkroi:
“I vetmi që në garë me veten, del i treti”.

Mirëpo as Ermali nuk e la pa i kthyer një përgjigje. Aktori i humorit shpërndau postimin e Besit në profilin e tij dhe shkroi:
“Bravo @bes_kallaku deri këtu arrite. Prite një video që do dali së shpejti. Vetëm për ty. Vetë e kërkove”.

Nuk dihet nëse komenti i Besit ishte ironizues apo thjesht është një shaka mes tij dhe aktorit të humorit.



