Gigi Hadid nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen e saj me yllin e filmit Leonardo DiCaprio pasi nuk dëshiron të lëndojë ish-partnerin e saj, Zayn Malik.
Kështu ka thënë një burim i afërt me modelen për ‘Cosmopolitan’.
27-vjeçarja dhe Malik e nisën lidhjen e tyre në vitin 2015 dhe kanë një vajzë së bashku. Ish- çifti i dha fund lidhjes në 2021.
Një tjetër burim i tha Entertaiment Tonight se Hadid dhe DiCaprio janë “shumë të lidhur me njëri-tjetrin” pavarësisht se po i marrin gjërat shtruar.
“Gigi dhe Leo janë parë me njëri-tjetrin dhe janë shumë të dashuruar, por Gigi është përpjekur t’i mbajë gjërat në nivele të ulëta me marrëdhënien e tyre”, tha burimi për Entertainment Tonight.
“Ata po përpiqen t’i mbajnë gjërat private dhe të mos tregojnë shumë”- shtoi burimi.
“Gigi dhe Zayn të dy duan vetëm atë që është më e mira për njëri-tjetrin. Ata po bëjnë çmos që të kenë një marrëdhënie të përzemërt, të jenë prindërit më të mirë që mund të jenë për Khain në një mënyrë të shëndetshme.”



