Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Ka kërkuar “dashurinë” në Për’puthen, duke qenë në një marrëdhënie të konsoliduar jashtë! Ish-konkurrentja nxjerr veten zbuluar

Ndër vite rregulli kryesor i Për’puthen duket se ka qenë pikërisht “thyerja e tyre”.

Emisioni i dashurisë është njohur gjithmonë për skandalet e tij, duke nisur nga ai i Teas dhe Andit që pushtoi gjithë Shqipërinë, e duke vazhduar me lidhje jashtë programit të konkurrentëve që supozoheshin të ishin aty për këtë arsyje, për të njohur partnerin/partneren e tyre.

Së fundmi ka qenë një ish-konkurrente e sezonit të kaluar të Për’puthen, e cila e ka vërtetuar me “gojën e saj”, atë që sapo përmendëm më sipër.

Në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Antonia Gjoka i ka kthyer përgjigje një fansje që e pyet si po i shkon lidhja e saj.

“Ne tani bëjmë 10 vite së bashku ti thua lidhja. Perfekt gjithsesi,”-i është kthyer ndjekëses Antonia.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X