Dy modele braziliane pozuan këtë të hënë para Kullës Eiffel dhe shumë shpejt shkaktuan një stuhi reagimesh. Dy modelet kishin veshur kostumet e kuqe të banjës dhe pozuan para kullës, por u përballën me zemërimin e parisienëve. Policia e qytetit i paralajmëroi të mbulonin trupin menjëherë.
24-vjeçarja Gabriela Versiani dhe 27-vjeçarja Gabily po pozonin për të promovuar biznesin e tyre të rrobave të banjës. Përtej reagimeve të kalimtarëve, veprimi i modeleve u kritikua edhe nga ndjekësit e tyre online kur postuan imazhet në Instagram.

Në videot që u postuan dhe u bënë shpejt virale, modelet shihen duke hequr palltot e gjata të zeza, ndërsa një vajzë e tretë e veshur njëjtë i fotografon.

Kjo e fundit, e identifikuar si Vanessa Lopes, ka folur përmes llogarisë personale në Instagram për incidentin: “Për pak u arrestuam nga djemtë se bëmë një reklamë bikini dhe ata thanë se nuk mundemi. Unë u thashë se po e bëjmë sepse kemi një biznes me rroba banje”.
Më pas ajo shtoi se policia i ka njoftuar se është e ndaluar të bëhen foto me rroba banje para Kullës Eiffel.



