Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Ja sa para fiton Mariah Carey me “All I Want for Christmas is You” çdo fundvit

“All I Want for Christmas Is You” nga Mariah Carey është padiskutim ‘himni’ i Krishtlindjes.

Edhe pse ka vite që kjo këngë është publikuar, sërish degjohet edhe sot e kësaj dite. Por sa fiton Mariah Carey cdo vit nga dëgjimi i këngës në periudhën e Krishtlindjes?

Këngëtarja grumbulloi plot 60 milionë dollarë nga viti 1994 deri në vitin 2016. Mirëpo, që nga viti 2019, ajo fiton midis 600,000 dhe 1 milion dollarë çdo dhjetor.

Kujtojmë se më herët, Mariah Carey u padit me minimumi 20 milionë dollarë për shkelje të të drejtave të autorit nga Andy Stone për këngën e saj të famshme “All I Want for Christmas”. Kantautori pretendon se ai shkroi dhe regjistroi një këngë të quajtur “All I Want For Christmas Is You” përpara se Carey të publikonte këngën e saj me të njëjtin emër që do të hynte në histori.

Sipas padisë së siguruar nga TMZ, Stone beson se kënga e tij ka frymëzuar atë të Carey dhe ai dëshiron një pjesë të fitimeve të saj. Ai regjistroi këngën e tij në 1989 në Nashville, dhe grupi Vince Vance & The Valiants e regjistroi atë dhe madje realizoi një videoklip.

Stone pretendon se pati një transmetim të gjerë dhe ishte në listat e Billboard në 1993 gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Carey e publikoi këngën e saj vitin e ardhshëm.

Carey dhe Walter Afanasieff thuhet se bashkë-shkruajtën këngën në 15 minuta për të zhvilluar melodinë, strukturën e këngës dhe akordet. Ajo u kompozua plotësisht në vetëm pak orë, sipas NY Post.

Padia kërkoi që Carey dhe Afanaseiife të pushonin dhe të ndalonin shpërndarjen e mëtejshme të këngës.

“Pavarësisht kërkesës së paditësit, të pandehurit vazhdojnë të shfrytëzojnë veprën e tij “All I Want for Christmas is You”, duke korrur shpërblime të jashtëzakonshme financiare dhe përfitime të tjera në dëm të paditësit,” thuhej në NY Post.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X