Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.
Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.
Disa kohë më parë u përfol se ata do të xhirojnë së shpejti filmin e tyre të parë së bashku.
Kujt do t’ja merrte mendja se edhe në këtë projekt do të “ shfrytëzonin” historinë e tyre të bujshme. Po, është e vërtetë! Telenovela Bora-Donald, tani do të vijë edhe në formën e një seriali komedi.
Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.
Jeni të gjithë kuriozë, çfarë ka mbetur akoma nga historia e tyre për të parë!



