Thursday, February 5, 2026
spot_img

Latest Posts

Brenda dasmës së Tiffany Trump dhe milionerit libanez

Tiffany Trump është martuar me partnerin e saj Michael Boulos të shtunën në Palm Beach, Florida.

Tiffany është vajza e ish-presidentit Donald Trump dhe aktores Marla Maples, të cilët ishin të martuar nga viti 1993 deri në 1999.

29-vjeçarja dhe Boulos u martuan në rezidencën e familjes Mar-a-Lago.

“Jemi të përqendruar në këtë bashkim të shenjtë dhe në mirëpritjen e miqve dhe familjes së dashur, jo në politikë”, tha Marla Maples për PEOPLE, duke shtuar se familja e zgjodhi Mar-a-Lago sepse “kjo ishte shtëpia e fëmijërisë së Tiffany-t dhe ku ajo erdhi në jetë”.

E gjitha familja e Trump ishte në ceremoninë e martesës së Tiffany, ndërsa një burim tha: “Ky është një rast gëzimi familjar”.

Tiffany zgjodhi fustanin e saj të nusërisë si një shenjë për trashëgiminë e Boulos.

“Është një dasmë libaneze amerikane, kështu që ne ishim shumë të lumtur që Elie Saab të krijonte magjinë”, thotë Maples, e cila gjithashtu kishte veshur një fustan Elie Saab për ditën e martesës së vajzës së saj.

Torta e çiftit ishte e ngjashme me atë të dasmës së Donald dhe Maples, torta Sylvia Weinstock 7 metra e gjatë.

Maples tregoi se Tiffany, e cila ishte e porsalindur kur ata u martuan, donte ta rikrijonte.

Ishte Donald Trump që shoqëroi vajzën e tij në altar dhe kërcyen së bashkë vallëzimin e hapjes së ceremonisë si baba e bijë.

Për mbrëmjen e festës, 29-vjeçarja zgjodhi një fustan të thjeshtë të bardhë ndërsa mbante në qafë një gjerdan diamanti. Kurse bashkëshorti i saj një kostum të zi.

Çifti vallëzuan në krahët e njëri-tjetrit, ndërsa Michale i dhuroi një përqafim të ngrohtë Tiffay, me të ftuarit që brohorisnin.

Çifti u fejua në janar 2021, në fund të mandatit të babait të saj si president dhe e shpallën lajmin në mediat sociale një ditë para se të largohej nga detyra.

Boulos, i cili është djali i një familjeje të pasur libaneze me biznese në Nigeri, i propozoi në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me një unazë diamanti prej 1.2 milionë dollarësh, tha një burim për PEOPLE vitin e kaluar.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X