Ylli i telenovelave turke, Asli Enver i ka dhënë fund beqarisë. Aktorja e njohur u martua me biznesmenin Berkin Gökbudak, me të cilin është bashkë prej rreth gjashtë muajsh. Ata i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë martesore me familjarët më të afërt të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale. Teksa ka ndarë disa foto nga dasma, ajo ka shkruar thjesht: “Po”.

Kujtojmë që Asli ka qenë e martuar me Birkan Sokullu me të cilin u nda pas tre vitesh. Ajo ka qenë mjaft e komentuar dhe për lidhjen me këngëtarin Murat Boz.




