Ish-miss Universe Albania Trejsi Sejdini, prej disa kohësh është shpërngulur në Neë York, ku tashmë ka nisur të ndërtojë jetën dhe karrierën e saj në modeling.
Modelja ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Më Lër Të Flas” ku zbuloi arsyen përse nuk është shfaqur më nëpër intervista televizive. Sakaq Trejsi kujtoi gjithashtu dhe gafat e saj të cilat janë bërë virale në rrjet.
“Me thënë te drejtën, këtë periudhë jam shumë e fokusuar që të mbaj energjinë time të paprekur nga gjërat rreth e qark meje që më pengojnë për të më ulur moralin, vullnetin. Nuk kam qenë vetëm larg televizionit, kam qenë edhe larg njerëzve. Intervistat që mund të kem bërë më përpara jam bërë shumë pishman që i kam bërë. Çdo personazh që ka dhënë intervistë në moshë të vogël ka lënë disa gafa. Unë kam një gjë shumë të mirë, e shoh gafën time dhe e bëj ‘meme’ vetë në TikTok”- u shpreh ish-missi.

Teksa u pyet se me çfarë po merret momentalisht, Trejsi zbuloi se po realizon “Endrrën Amerikane.”
“Momentalisht po realizoj ëndrrën time amerikane. Sapo kam firmosur një kontratë me një agjenci atje,i jam shumë falenderuese Fadil Berishës. Në Shqipëri nuk ka shumë mundësi për t’u angazhuar. Tani sapo kam firmosur.”

Disa kohë më parë, Trejsi u përfol në media se kishte mbetur pa lekë dhe pa të dashur në Amerikë, e pyetur sesi qëndron e vërteta ajo u shpreh:
“Deri më tani kam pasur vizë turistike në Amerikë dhe kur ka rënë karantina mora një apartament atje, e ndaja me një gjerman. Unë kam thënë ndaj shtëpinë me një tjetër se apartamentet në Manhattan kushtojnë, shqiptari normalisht thotë kam ngelur pa të dashur dhe pa lek. Pa lek mirë që na lanë, po na bënë dhe pa të dashur”.



